Dinamo rikthehet te fitorja duke mposhtur Skënderbeun në një duel direkt për Final Four. Blutë fituan pastër me rezultatin 2-0, dy golat u shënuan nga Kaçorri dhe Qefalija në secilën fraksion loje. 3 pikë të arta që e dërgojnë në kuotën e 39 pikëve, 1 më pak se korçarët, por Dinamo ka një ndeshje të prapambetur. Në përfundim të sfidës, trajneri Dritan Mehmeti dha prononcimin e tij për MCN TV.
“Në këtë pikë të kampionatit duhet të kënaqesh me pikët, por ku vjen me një lojë të mirë kjo është pozitive. Prodhonim lojë më parë, por nuk ishim të qetë para porte. Sot filluam mirë, patëm 2-3 raste, por më vjen keq që i japim tentative kundërshtarëve, por ky është futbolli, lojë gabimesh. Falenderoj djemtë për profesionalizmin që treguan javët e fundit. Duhet të bëjmë sforcon e fundit në këtë kampionat të egër, na duhet ky mentalitet fituesi.
Mënyra sesi e interpetuam lojën të bën të të vijë keq që nuk e mbyllëm më parë ndeshjen. Lojtarët duhet të jenë të qetë para porte, nuk është e thënë ta kërkojmë golin me ngulm. Futbolli prandaj është i bukur, rëndësi ka që të marrim 3 pikët.
Nuk ia dhamë iniciativën kundërshtarit, por ndryshimi i detyruar i Kaçorrit na zbriti pak poshtë. Kur u vendosëm me Zabërgjën si sulmues, nuk i interpretuam siç duhet fraksionet ndaj dërgova Denisson para. Në pjesën e parë duhet të ishim të qetë në zotërim topi, shkonim shpejt para e humbnim topa duke i dhënë topa kundërshtarit.
Meksi? Lojtar profesionist, e vlerësoj pasi është një nga lojtarët që të imponon respekt. Ka ardhur në janar dhe në një pozicion ku ka konkurencë të fortë ai tregoi profesionalizëm të madh. Nuk e kemi luksin të kem edhe Meksin edhe Markun në një pozicion, do të doja të ishin të ndryshëm.
Ne e dimë programin, nuk duam justifikime që është nëj ditë më vonë ndeshja e rradhës. Nuk besoj se do të ndikojë. I jep pak freski Teutës, por do të jemi të barabartë. Final Four është e vështirë të mendohet, mendojmë vetëm Teutën pasi me një humbje shkon aty ku ishe. Ka shumë konkurrentë, Skënderbeu, Tirana, Dinamo, Teuta, pse jo edhe Laçi. Me 3-4 fitore ti shkon shumë lart, këtë ta jep tabela. Duhet parë hap pas hapi.
Unë jam një pjesë e kësaj pune, kryesor janë lojtarët, stafi duke filluar edhe nga presidenti që është korrekt. Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat bëhet më e vështirë. Nuk është problem të them që pretendojmë por shoh që nuk kemi arritur asgjë. Në futboll numërohen pikët dhe duhet të jemi të kujdesshëm kur zgjedhim një plan afatgjatë. Mendoj vetëm për Teutën dhe pas 3-4 javësh do të ndahet situata.
Kaçorri ka një zgjatje kur u shkëput nga mbrojtësi dhe do të presim nesër kur të bëjmë ekon për të parë shkallën e dëmtimit.
Dinamo kampion nëse është në Final Four? Mendoj vetëm për Teutën dhe të rikuperoj djemtë nesër. Je shumë larg, nuk mund ta them fare. Kur mbaron kampionati bëhet një analizë e thellë dhe dalim në një verdikt. Nuk deklaroj gjëra që janë jashtë normaleve. Nëse do të jem në 4-she atëherë mund të ma bësh këtë pyetje”, tha Mehmeti.