
Myrto Uzuni po udhëheq Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë 21- gola ndërsa ka dhuruar edhe 4 asiste në 31 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Beratasit udhëheq edhe renditjen e golashënuesve.
Në një intervistë për “AS” Uzuni ka folur për ngjitjen e Granadas, Lionel Messin, Cristiano Ronaldon. Ai ka deklaruar gjithashtu se pavarësisht se nuk ka mundur të gjejë golin në sfidat e fundit aspak nuk është nervos, pasi i di aftësitë e tij.
“Granada kërkon gjithmonë fitoren në të gjitha ndeshjet, por nuk është e lehtë. Duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të shikojmë nga e ardhmja. Në futboll, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duam ne, duhet të përmirësohemi. Ne do të ngjitemi direkt, nuk ka dyshim. Nuk jam nervoz, golat do të vijnë, e di aftësinë dhe cilësinë time, jam i sigurt se do të shënoj më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.
Unë gjithmonë dua më shumë, do të vazhdoj të punoj dhe shpresoj shumë që të shpallem golashënuesi më i mirë këtë sezon.
Në Granada ndihem si në shtëpinë time, njerëzit më duan dhe ky ekip më dha mundësinë për të përmbushur ëndrrën time.
Gjithmonë kam parë Messin dhe Ronaldon që kanë luajtur në La Liga, Cristiano është idhulli im.
Sakrifica që bëjnë tifozët është e pabesueshme, janë më të mirët që kam parë ndonjëherë. Në shtëpi nuk kemi humbur sepse kemi tifozët tanë. Më vjen mirë që vijnë në Vitoria për të na brohoritur, këtu njerëzit jetojnë për futbollin”, deklaroi Uzuni.