Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Muzaka “skanon” MESSI-n: Nga një planet tjetër, kur luajtëm ndaj Argjentinës askush nuk e preku topin

Shkruar nga NEWSPORT
Muzaka “skanon” MESSI-n: Nga një planet tjetër, kur

Argjentina ia ka dalë të mbajë “gjallë” shpresën për një kualifikim të mëtejshëm. Fitorja e pastër me shfirat 2-0 ndaj Meksikës, ku Messi dhe Ferndandez vulosën fatin e këtij takimi.

I ftuar në emisionin sportiv të botërorit “Qatar N’24”, Gjergji Muzaka ka analizuar paraqitjen e Messit, ku dhe ka përmendur ndeshjen e luajtur ndaj Argjentinës me Shqipërinë në vitin 2011. Asokohe ndeshja përfundoi me shifrat 4-0, ku Messi realizoi golin e dytë.

Prononcimi:

Muzaka: "Kemi luajtur me shumë lojtarë të mirë në botë, por Messi është nga një planet tjetër. Ishte viti 2011 jemi përballur në një ndeshje miqësore në Argjentinë.

U mundëm me rezultatin 4-0. Fanellën e Messit e mori Kapllani. Një gjë e veçantë nga ndeshja në Argjentinë është se asnjë nga lojtarët tanë nuk i ka prekur topin.

Në momentin që moderatori thërret emrat e lojtarëve, i gjithë stadiumi brohoriti, u ndalë te Mesi. Në stol asokohe ishte dhe Tevez, në momentin kur thirri emrin e tij, stadiumi nuk u ndal për 10 minuta, ai u ngritë në këmbë dhe i përshëndeti.

Unë i mora fanellën Tevez. Është fanella e vetme që unë kam në shtëpi. Është fanellë e veçantë. Ajo Argjentinë ishte shumë më kualitative”,

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga