
Te Kukësi merkaton e këtij sezoni e kanë marrë shumë me qetësi. Drejtuesit nuk duan të nxitohen dhe mos pjesmarrja në Europë ua jep këtë komoditet. Në Kukës po reflektojnë për të nxjerrë se çfarë nuk shkoi siç duhet këtë sezon, për t’i përmirësuar për sezonin e ardhshëm.
Rraman Hallaçi ia doli që të mbajë verilindorën në Superiore, por ende nuk ka marrë konfirmimin për sezonin e ardhshëm. Gjëja e parë që duhet të marrë drejtim në Kukës është pikërisht trajneri. Në mos Hallaçi dikush duhet të marrë përgjegjësi për të ngritur skuadrën aty ku duhet.
Pikërisht për këtë në skenë ka dalë emri i trajneri që i shpalli për herë të parë kampion. Ernest Gjoka flitet si një ndër kandidatët për të ndërtuar sërish një ekip të fortë dhe që pretendon për trofe.
Gjoka gëzon simaptinë e çdo kukësiani, pasi ishte “arkitekti” i vetëm që soli trofet e parë në Kukës. Por jo vetëm kaq, pasi fitoi titullin me vetëm 1 humbje në kampionat dhe këtë në javën e fundit.
Një tjetër emër që flitet lart e poshtë është edhe i Bledar Devollit. Duhet të presim për të mësuar se cili do të marrë përsipër të ringrijë Kukësin në nivele të larta