Tirana do të presë Teutën në Air Albania ditën e shtunë në orën 16:00 për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë do të vuajnë mungesën e një lideri si Aleksi i cili u ndëshkua me të kuq përballë Kastriotit. Edhe pse i kuqi ishte i padrejtë, ai nuk mund të falet nga Komisioni Apelit dhe mesfushori do të mungojë përballë ish-skuadrës së tij.
Kjo bën që Shehi të ndryshojë planet e formacionit. Në mesfushë pritet të hyjë Ardit Hila mes dyshës Lushkja – Deliu. Rimal Haxhiu është surpriza e deritanishme. Anësori ka fituar menjëherë besimin e trajnerit dhe do të jetë sërish titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes ose në të majtë të sulmit, kjo varet nëse Nikqi e nis titullar apo jo.