
Dinamo dhe Teutë do të përplasin “brirët” mes tyr enë kuadër të javës së 27-të të Superiores, sfidë që do të luhet në orën 17:00 në “Niko Dovana”. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që luftojnë për objektiva të ndryshëm.
“Blutë” kërkojnë fitoren për një vend në “Final – Four”, nbdërsa nga krahu tjetër durrsakët i këkojnë për t’iu larguar sa më shumë zonës ‘Play-Out’. Për këtë duel tek të dyja skuadrat ka mungesa dhe rikthime të rëndësisshme.
Kështu te dinamovitët do të mungojë Gudiabi, të cilit do t’i duhen minimalisht 10 ditë kohë për t’u rikuperuar, ndërsa rikthehen Rustem Hoxha dhe Behiratche, të cilët munguan ndaj Egnatias për shkak kartonësh.
Nga ana tjetër, Edi Martini nuk llogarit shërbimet e kapitenit Ledio Beqja, i cili për shkak kartonësh do të jetë i pezulluar, teksa rikthehet i gatshëm për durrsakët Realdo Fili.
Formacionet e mundshme:
Dinamo: Sali, Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran, Andoni, Qefalija, Zabërgja, Vila, Denisson, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti
Teuta: Vata, Kruja, Jazxhi, Gjini, Gjinollari, Boçi, Daja, Lloci, Peposhi, Daci, Fili. Trajner: Edir Martini