
Skënderbeu padiskutim bëri surprizën e javës së parë. Korçarët mposhtnë në transfertën 1-0 Egnatian, duke siguruar kështu 3 pikët dhe duke bërë një rikthim mëse të merituar në Superiore.
Takimi i radhës është “prapa dere” dhe ‘Ujqërit e Dëborës” janë të vetëdijshëm se tashmë nis edhe “malorja” për ta. Skënderbue kërkon të jetë protagonist në kampionat dhe pavarësisht fitores ndaj rrogozhinasve sërish në stërvitje Ivan Gvozdenovic nuk ka “kursyer” kritikat ndaj lojtarëve.
Timonieri i korçarëve kërkon që të përmirësohen gabimet e bëra ndaj Egnatias, pasi Dinamo nuk pritet të tolerojë në situata të tilla. Në seancën e parë stërvitore për duelin me Blutë, Gvozcenovic ka bërë një analizë të detajuar të skuadrës, ndërsa kërkon gjithashtu nga lojtaët që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”.
Kujtojmë se dueli me Dinamon do të luhet ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo përballje është e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”.