Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Moxhi i "bën golin" Partizanit, të kuqtë dhe italiani me sytë nga kontrata që vlen 20 mijë euro në muaj

Shkruar nga NEWSPORT
Moxhi i "bën golin" Partizanit, të kuqtë dhe italiani

Luçiano Moxhi mund të thuhet se është larguar përfundimisht nga Partizani, klub ku erdhi pak muaj më parë me shumë projekte dhe shumë ëndrrra, për ta kthyer skuadrën kryeqytetase në një "Juventus" të vogël.

Të gjitha këto ide nuk morën zbatim ose më saktë asgjë nuk shkoi ashtu siç duhet dhe ishte planifikuar, pavarësisht se shpenzimet qenë të mëdha. Së fundmi zbulohet diçka që ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova konfirmoi pak javë më parë, ku tha se Moxhi do largohej dhe se këtë ish-teknikut të kuq ia kishte konfirmuar vetë italiani nëpërmjet një telefonate që kishin zhvilluar mes tyre.

Moxhi prej më shumë se 50 ditësh nuk ka kryer asnjë funksion brenda klubit duke ia kaluar të gjitha kompetencat drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama. Nga ana e klubit nuk ka asgjë zyrtare, diçka e cila pritet të zbulohet ditët në vijim. Ajo që mban "peng" marrëveshjen është kontrata mes dy palëve, nga e cila italiani përfiton 20 mijë euro në muaj.

Në fillim të bashkëpunimit mes tyre, u tha se marrëveshja do të ishte një marrëveshje xhentëlmenësh, çka do të thotë se  dhe prishja e saj mund të jetë e tillë dhe se Moxhi mund të largohet zyrtarisht nga Partizani pa krijuar asnjë problem, të paktën kështu shpresohet të ndodhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga