
Mbrëmjen e sotme në "Selman Stermasi" është luajtur ndeshja mes Partizanit dhe Flamurtarit, e vlefshme për javën e 23 të Superiores dhe ka përfunduar me rezultatin 3-1 për të kuqtë.
Në këtë takim, ku arbitër kryesor i takimit ishte Indrit Myrtja, ka patur shumë polemika, duke përfunduar deri tek kartoni i kuq që ka marrë sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj, i cili është ndëshkuar pak çaste pasi ka shënuar golin e barazimit 1-1.
Në fakt, gjithçka nisi me një karton të verdhë që u dha për mbrojtësin e majtë të Partizanit, Lorenc Trashi, i cili ja tërhequr nga fanella kundërshtarin dhe është ndëshkuar, e në këto kushte anësori do të mungojë në derbin e javës së ardhshme ndaj Tiranës.
Gjithashtu, gjatë pjesës së parë, mugon edhe një karton i verdhë për Lorenc Trashin, pasi në një dyluftim në ajër, ka goditur më bryll Emiljano Mustën dhe për këtë nuk është ndëshkuar nga kryesori Myrtja.
Mirëpo, në minutën e 42, situata degradon, pasi në momentin që Flamurtari ka shënuar golin, lojtarët shkuan tek këndi i fushës që të festonin, mirëpo aty, tifozë nga jashtë fushës kanë hyrë dhe janë përplasur me fotografët, duke shkuar deri tek dhuna.
Gjithsesi, nuk përfundon këtu, pasi Ribaj ndëshkohet me karton të kuq dhe ende nuk dihet arsyeja përse. Nga pamjet duket se sulmuesi nuk është konfliktuar me tifozët. Pa ndeshjes, vetë lojtari është shprehur se vëzhguesi i ndeshjes Albano Janku i ka thënë se ia kanë dhënë gabim kartonin.
Pjesën e dytë, Flamurtari ishte në fushën e lojës me 10 lojtarë dhe në minutën e 57-të, anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Emiljano Mustës, por pamjet tregojnë se lojtari ishte në pozitë mëse të rregullt dhe nëse loja do të kishte vazhduar, atëherë rezultatin i ndeshjes mund të shkonte në shifrat 1-2 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.