Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

MOVIOLA/ Dora e Telushit që "tërboi" bardheblutë, Bujar Pregja: Nuk është penallti për 2 arsye...

Shkruar nga NEWSPORT
MOVIOLA/ Dora e Telushit që "tërboi" bardheblutë, Bujar

Derbi Tirana – Partizani, i mbyllur në barazim 1-1, ishte një sfidë ku nuk pati shumë tensione apo polemika me gjykimi ne sfidës. Gjyqtar ishte caktuar për herë të parë, Kreshnik Cjapi, me short. Një gjyqtar pa stemën e FIFA-s por është në listën e rradhës për t’u bërë i tillë.

I vetmi moment i nxehtë ishte në minutën e 43’ ku një aksion i Tiranës në krahun e djathtë, gjen Haxhun përballë Telushit. Anësori i bardhebluve kroson një top i cili pengohet me dorë brenda zonës nga kapiteni i të kuqve. Cjapi fillimisht vazhdon lojën e rregullt por më pas VAR merr skenën. Florian Lata dhe Ridigert Çokaj ishin dyshja e teknologjisë të cilët i sugjeruan kryesorit të vazhdonte lojën.

Në moviolën e ndeshjes, ish-arbitri i njohur Bujar Pregja, në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit u shpreh se ky rast nuk akordohej 11-metërsh duke shpjeguar kështu:

“Cjapi është ndër më të mirët e kampionatit. Prej disa vitesh është në listën për të marrë stemën e FIFA-s. Shquhet për qetësinë që ka dhe ka gjykuar një ndeshje të mire. Për Cjapin ishte hera e parë që arbitron një derbi.

Ka një prekje të topit me dorë nga Telushi. Nuk është penallti për 2 arsye: Distancë vetëm 1 metër mes sulmuesit dhe mbrojtësit. E dyta, nuk ishte e qëllimshme me lojtarin e Partizanit që mundohet ta çojë dorën pas trupit për të mos prekur topin kështu që nuk kemi 11-metërsh.”

Momenti i dyshimtë:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga