Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Motorri kuqezi, Ylber Ramadani: U kujdesa për Lewandowskin, ja si e motivova ekipin pas golit të pësuar

Shkruar nga NEWSPORT
Motorri kuqezi, Ylber Ramadani: U kujdesa për Lewandowskin, ja si e

Shqipëria merr një fitore historike përballë Polonisë në ‘Air Albania’ duke i mposhtur rivalët me rezultatin e pastër 2-0. Motorri i skuadrës, Ylber Ramadani dha prononcimin e tij për SuperSport.

“Ishte e vështirë deri në 15 minutat e para, shënuan edhe golin dhe i thashë edhe Gjimshitit se duhej të zgjoheshim. Pastaj erdhi goli i Asanit dhe e morëm veten, më pas nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë. Thashë se do të luanim për të fituar, e dinim sa vlente fitorja. Kemi edhe tre finale të tjera, falenderoj tifozët, stafin dhe presidentin. Po bëhet një punë e madhe, shpresoj të vazhdojmë kështu.

Që nga viti i kaluar te Aberdeen jam rritur shumë dhe duhet të punoj ende, jam vetëm 27-vjeç dhe dua të jap më të mirën për kombëtaren dhe për klubin. Duhej të kujdesesha për Lewandowskin dhe Zielinskin, dhe i thashë Asllanit që të luante topin. I kam thënë trajnerit që nuk e kam pasur problem ta mbroj Zielinskin, e di që ka kualitet dhe teknikë”, u shpreh Ramadani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga