Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mosmarrëveshje me Mehmetin apo arsye familjare? Fatjon Andoni dhe Dinamo ndajnë rrugët mes tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Mosmarrëveshje me Mehmetin apo arsye familjare? Fatjon Andoni dhe Dinamo

Pavarësisht se ka ende ndeshje për t’u mbullur sezoni kanë nisur edhe largimet e para nga ekipet. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Dinamo dhe Fatjon Andoni kanë ndarrë rrugët mes tyre.

Mesfushori ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa tashmë mësohet se për arsye familjare ka mbyllur bashkëpunimin me “Blutë”. Ndërkohë nuk dihet ende saktësisht nëse kjo është arsyeja kryesorë, pasi ka zëra për një krisje të marrëdhënies me trajnerin Dritan Mehmeti.

Gjithsesi mbetet të presim për të mësuar se çfarë ka ndodhë në të vërtetë dhe cila është arsyeja e kësaj shkëputje e parakoshme e kontratës, ndërsa pritet edhe një konfirmim nga palët. Kujtojmë se Andoni ka mundur që këtë sezon të luajë me Dinamon në 18 ndeshje, ku 14 prej tyre i ka nisur si titullarë. Gjatë këtyre sfidave ka mundur të shënojë edhe 2 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga