Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

MOSHAT/ Java e 18-të plot surpriza, Vllaznia U-17 merr kryesimin, Apolonia “sundon” te 19-vjeçarët

Shkruar nga NEWSPORT

Kampionati i moshave mbylli javën e 18-të me disa rezultate surprizë te moshat U-19 dhe U-17. Te 19 vjecarët, ditën e shtunë u luajtën dy ndeshjet e para me Vllazninë dhe Skënderbeun që mposhtën 3-1 Apoloninë dhe Tiranën që gjithsesi mbeten në krye të tabelës me fierakët në vend të parë.

Të dielën u luajtën edhe tre ndeshjet e tjera ku Teuta mposhti 2-1 Internacionalin, Partizani fitoi minimalisht në transfertë me Lacin ndërsa Akademia e Futbollin fitoi 3-1 me Dinamon.

Ndeshje të njëjta por me rezultate të ndryshme edhe te 17 vjeçarët ku të shtunën, Skënderbeu e Tirana u ndanë në paqe 1-1 ndërsa Vllaznia mposhti Apoloninë 2-1 për të marrë kryesimin e kampionatit. Të dielën, Teuta dhe Internacional nuk prodhoi asnjë gol ndërsa Laçi – Partizani nxorri një barazim mes katër golash. Akademia e Futbollit fitoi edhe këtu me Dinamon me rezultatin 1-0.

U19, java 18

Vllaznia 3-1 Apolonia

Skënderbeu 3-1 Tirana

Teuta 2-1 Intenacional

Laçi 0-1 Partizani

Akademia Futbollit 3-1 Dinamo

U17, java 18

Skënderbeu 1-1 Tirana

Vllaznia 2-1 Apolonia

Teuta 0-0 Internacional

Laçi 2-2 Partizani

Akademia e Futbollit 1-0 Dinamo

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga