Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mirel Josa: Ndeshja ndaj Tiranës e rëndësishme, pozitive për ne aktivizimi me Kombëtaren, Superkupa do të na vendosë në ritëm

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel Josa: Ndeshja ndaj Tiranës e rëndësishme, pozitive për

Vllaznia dhe Tirana do të zhvillojnë sfidën e javës së 12-të të Abissnet Superiore në stadiumin Selman Stërmasi ditën e nesërme (13 nëntor). Ndeshja e cila do të startojë në orën 13:00, u zhvendos në kryeqytet pasi në stadiumin Loro Boriçi ka nisur mbjellja e barit të ri.

Para kësaj ndeshje trajneri Mirel Josa ka folur për objektivat e Vllaznisë në këtë takim. Klasikja shqiptare për trajnerin Josa, shihet si një ndeshje si të gjithë të tjerat, por nuk shmang për asnjë moment rëndësinë që ka për vazhdimësinë dhe qetësin e Vllaznisë.

Mirel Josa në deklaratën para sfidës me Tiranën:

Sfida me Tiranën? Me interes do të priten të gjitha sfidat jo vetëm kjo, si në fillim të kampionatit që jan pritur me intere. Problemi është se sa e përqendruar do të jetë ekipi për të plotësuar objektivat.

Ndeshja më e mirë? Këtë e përcaktoni ju se cila ishte ndeshja më e mirë sipas opinionit tuaj. Ekipi ka bërë dhe ndeshja të tjera të mira, problemi është që gjatë periudhës kemi pas oshilacione në lojë, qoftë nga negativiteti në pozitivitet. Ndeshja me Kukësin ishte pozitive por duhet të harrojmë çfarë kemi bërë se do të numërohet vetëm ndeshja e fundit. Ndaj Tiranës është një ndeshje e rëndësishme.

Spostimi? Ky ishte opsioni i duhur. Me klubin kemi vendos që të zhvillonim në Tiranë pasi dy të tjerat do të zhvillohen në Shkodër. E kam thënë që transfertat mbarojnë dhe tashmë do të luajmë shumë në shtëpi. Nuk kemi luksin të ndryshojmë nga ndeshja jashtë nga ajo brenda. Ekipi formon një mënyrë loje dhe e paraqet në fushë.

Aktivizimi me Kombëtaren? Kanë luajtur, njëri 90 minuta një tjetër 45 minuta dhe një tjetër 60 minuta. Për mua ka rëndësi që janë aktivizuar lojtarët. Nuk kemi pasur video të ndeshjes, por kemi diskuutuar pasi ndeshjet kanë qenë kompetitive. Kjo është pozitive për ne.

Maksimumi ndaj Tiranës? Mua nuk më luajnë vetëm këto 3 futbollist, por luajnë 11 lojtarë dhe pjesa tjetër është e gatshme. Unë jam i kënaqur për këto lojtarë dhe të gjithë që kanë qenë në skuadër janë stërvitur me entuziazëm. Ndeshja me Tiranën është një ndeshje si të gjithë ndeshjet e tjera.

Këtë nuk duhet ta themi dhe as ta marrim, se disa lojtarë luajtën mirë me Kukësin se disa lojtarë ishin të dëmtuar. Në duhet ta marrim nga ana pozitive pasi kështu duhet të luajmë dhe ndaj Tiranës. Ne do të kërkojmë që të përmbushim objektivat tonë, nuk them objektivat përfundimtarë të ekipit. Por të marrim 3 pikët e radhës nesër pasi ekipi luan për objektivat javorë.

Ekipi luan më mirë në kryeqytet? Jo nuk është kështu ekipi luan mirë në Shkodër dhe ne mundohemi që të plotësojmë detyrat sa më mirë të jetë e mundur. Kështu që ne shkojmë drejt Tiranës për të luajtur futbollin tonë dhe për të pas një skuadër me sa më pak probleme për vazhdimësinë.

Latifi? Ka nisur stërvitjen, ai ka pasur dhe problemin familjarë që të tilla paçim çdo javë, pasi është shtuar me fëmij. Tani presim të marrë formën fizike dhe të jetë i gatshëm, pasi do të jetë më i qetë nga ky aspekt.

Superkupa? E shoh si një ndeshje që do të vendosë ekipin më në ritëm kampionati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga