Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mirel JOSA e bën si burrat, shfaqet sërish në stërvitjen e Vllaznisë (Ç'NDODHI NË SEANCËN E RADHËS)

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel JOSA e bën si burrat, shfaqet sërish në stërvitjen e

Humbja me Laçin rezultoi të inte fatale për Mirel Josën. Alban Xhaferi ndau rrugët me trajnerin pasi rezultatet e fundit në kampionët ishin “zhgënjyese”.

Ditën e sotme si për çudi, Josa është paraqitur në stërvitjen e shkodranëve, teksa ka vendosur të përshëndetë nga afër të gjithë lojtarët, ndërsa u uron edhe suksese në vazhdim.

Menjëherë Alban Xhaferi ka prezantuar edhe timonierët e rinj që do të udhëheqin shkodranët në javët e mbetura të Abissnet Superiore.

"Pas dy ditëve pushim ekipi i Vllaznisë i është rikthyer ditën e sotme stërvitjes. Përpara fillimit të saj, i pranishëm në ambjentet e stadiumit "Loro Boriçi" ka qenë edhe trajneri Mirel Josa i cili është përshëndetur me të gjithë lojtarët, stafin teknik e mjekësor si dhe me drejtuesit e klubit dhe është larguar duke i uruar suksese atyre në vazhdim. Më pas, presidenti Alban Xhaferi ka zhvilluar një takim me skuadrën duke prezantuar edhe zyrtarisht para tyre stafin e ri, trajnerin Auron Miloti dhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Pas një bashkëbisedimi me të gjithë futbollistët, ekipi ka vijuar punën në fushën e stërvitjes duke zhvilluar seancën stërvitore të rradhës", thuhet në njoftimin e klubit.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga