Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ministrja Nikolla shpreh falënderimet për kombëtaren kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
Ministrja Nikolla shpreh falënderimet për kombëtaren kuqezi

Pas paisjes me pasaportat diplomatike, kuqezinjtë u drejtuan drejt kryeministrisë.Fjalimi i ceremonisë u hap me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla që u shpreh shumë e kënaqur me paraqitjen e kombëtares në Francë, duke i dhuruar një emocion të veçantë.

"I nderuar De Biasi, I dashur Lorik, të dashur lojtarë të kombëtares. Ju falënderoj shumë për gjithçka bëtë. Nuk kam fjalë për të shprehur këtë që ndiej në këtë momente. Kam një vajzë që ndihem krenare për të, për rezultatet e saj në shkollën që studion në Francë. Ajo mori shumë mesazhe nga shumë shokë të saj europianë, për këtë arritje të djemve të kuqezinjve. Edhe ne morëm shumë mesazhe nga miqtë tanë europianë, që u shprehën të mahnitur prej kombëtares në Francë. Nuk gjej fjalë t'iu them çfarë emocioni kam që dhjetëra shqiptarë kanë përjetuar të njëjtin gëzim. Emocion i veçante, kur imagjinoj emigrantë që morën mundësinë për të qenë kryelartë falë jush. Unë si ministre e arsimit e mbyll me një mirënjohje të madhe, duke treguar me shembullin tuaj sa larg mund t'iu çojë sakrifica e mundi për t'ia dalë në të ardhmen. Ju falënderoj dhe jam krenare për ju!", përfundoi ministrja Nikolla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga