Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Milot Rashica gati për hapin e madh në karrierë, Altin Lala konfirmon bisedimet

Shkruar nga NEWSPORT
Milot Rashica gati për hapin e madh në karrierë, Altin Lala

Milot Rashica është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në futollin europian. Sulmuesi i Kosovës ka mundur të shënojë 10 gola dhe 4 asiste në 20 ndeshje me fanelën e Werder Bremen, por skuadra e tij po lufton për mbijetesë këtë edicion.

Një largim i tij në merkaton e verës nuk i pamundëshëm dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga menaxheri i tij Altin Lala për "deichstube.de". Lala konfirmon se është në bisedime me disa skuadra të ndryshme në Europë, ndërsa Werder Bremen e vlerëson kartonin e tij rreth 30 milionë euro.

"Ka pasur palë të interesuara dhe gjithashtu ka pasur diskutime. Unë nuk do të përmend emra", është shprehur Lala për median gjermane.

Poll

Lexo gjithashtu