Lamine Yamal u largua i frustruar pas përfundimit të sfidës mes Atletico Madrid dhe Barcelonës, fituar nga këta të fundit që solli dhe shkëputjen në plus 7 pikë në kampionat nga ndjekësit e afërt me rivalët e Realit.
Sulmuesi nuk iu bind kërkesës së trajnerit të portierëve, De La Fuente i cili bëri me shenjë që lojtari të pasonte në një rast shumë të mirë shënimi kur ndeshja ishte akoma në barazimin 1-1, por që Yamal zgjodhi të godasë vetë duke injoruar kërkesën e tij.
Më herët, 18-vjeçari ishte përpjekur në rastet e mëparshme për t'i asistuar shokët e skuadrës, por pa rezultat. Goli i dytë për katalunasit u shënua nga Robert Lewandowski i cili qëlloi dhe me fat në atë aksion pasi topi i pritur nga portieri u përplas në trupin e polakut dhe shkoi në fundin e rrjetës.
