Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Milinkoviç "krahason" Luftëtarin me Realin e Madridit: U shkatërrua ndaj Las Palmas, por nuk zhgënyeu tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Milinkoviç "krahason" Luftëtarin me Realin e Madridit: U

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç ka folur dje në një konferencë për shtyp para takimit që do të zhvillojë sot skuadra gjirokastrite kundër Vllanzisë në shtëpi.

"Humbja kundër Skënderbeut dhe barazimi ndaj Laçit na trishtojnë. Por, edhe Real Madrid u shkatërrua ndaj Las Palmas. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se zhgënjeu tifozët.

Në sfidat e fundit, kontingjentin e lojtarëve nuk e kemi pasur në formën më të mirë të mundshme. Por, nëse fitojmë ndaj Vllaznisë, objektivi që kemi pasur në fillim të sezonit është më pranë.

Luftëtari nuk është rastësisht në këto nivele. Kundër Vllaznisë duhet të tregojmë gjithçka që dimë të bëjmë. Kjo edhe për të afruar më shumë tifozët", tha Milinkoviç në konferencën për shtyp.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga