Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shokohet Lamine Yamal në miqësoren me Egjiptin, tifozët fyejnë yllin e Barcelonës me këngë anti-myslimane (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Shokohet Lamine Yamal në miqësoren me Egjiptin, tifozët
Lamine Yamal

Një incident i shëmtuar është shënuar në sfidën miqësore mes Spanjës dhe Egjiptit, e përfunduar në barazim pa gola.

Vëmendjen e kësaj përballjeje, nuk e mori fusha por kori i tifozëve të Spanjës që u bën bashkë duke kënduar një këngë anti-myslimane, gjë që shkaktoi dhe irritimin e lojtarit spanjoll Lamine Yamal. 

Me thirrjet: Kush nuk kërcen është mysliman, tifozët u kapën me sulmuesin e Barcelonës i cili në fund të takimit shmangu tifozët duke u larguar kokëulur, i shoqëruar nga sigurimi. 

Ministria ka reaguar menjëherë duke informuar se policia është vënë në shërbim të çështjes duke shpallur dhe investigimin për të identifikuar dhe autorët e kësaj thirrje të rëndë. 

Poll

Lexo gjithashtu