
Mateo Kovaçiç është futur nën "radarët" e Milanit. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Spanja për mesfushorin kroat. Sipas "Sport", kroati ka shprehur hapur dëshirën për t'u larguar gjatë kësaj vere nga "Santiago Bernabeu". Megjithatë jo vetëm kuqezinjtë duan shërbimet e tij.
Së fundmi në skenë kanë dalë edhe Manchester United, Chelsea dhe Tottenham që kanë shprehur gatishmërinë për të marrë shërbimet e tij. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Kovaçiç. Nëse zgjedh Italinë, për të do të ishte një rikthim i dytë në "San Siro", pasi më parë ka luajtur për zikaltërit e Interit.
Poll