
Ditën e djeshme, mesfushori kosovar i Viteses, Milot Rashica, ka dhënë ndihmesën e radhës për skuadrën e tij, duke dhënë asistin e golit të dytë ndaj Ekselsior, që barazoi shifrat në 2¬2 pas disavantazhit 0¬2 në 14 minutat e para.
Kjo e ka ndihmuar mesfushorin që në takimin e radhës të kërkojë postin e titullarit të ndeshjes, pasi forma e tij është më së e mirë dhe kjo është në favor të ekipit të tij.
Edhe pse Rashica e nisi takimin nga stoli dhe u fut në fushë minutën e 61¬të. Në të 73¬tën ai u bë protagonist teksa dha pasimin e fundit në golin e shënuar nga Tigadouini. Me këtë barazim, Vitese mban provizorisht vendin e 7 në renditje me 17 pikë të grumbulluara.
Poll