
Trajneri i Teutës, Gugash Magani ka folur pas takimit ndaj Flamurtarit, takim i cili u mbyll me rezultatin 0-0. Ai ka folur i qetë, duke u shprehur se nuk ka mbetur i kënaqur nga ky barazim edhe pse ndeshja e sotme ishte një ndeshje kthimi, pasi sipas teknikut, ekipi vazhdon të jetë e rënduar psikologjikisht.
I pytur nga të ftuarit në emisionin "Gol pas Goli" nëse ndeshja e sotme ishte e mërzitshme, ai është shprehur: "Ndeshje e mërzitshme është kur një kundërshtar rri gjatë gjithë kohës zvarritet dhe nuk prodhon lojë. Nga mënyra si erdhi loja, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Flamurtari është një ndër skuadrat më të mirë në Superligë. Rezultati mund të kishte shkuar në favorin tonë, por duke parë si shkoi loja, duhet të them se nuk jam i kënaqur me një pikë edhe pse lojtarët zbatuan në fushë ato gjëra që kemi vlerësuar para ndeshjes. Skuadra vazhdon të jetë ende e rënduar psikologjikisht. Barazimi i sotëm ishte një pikë kthese për ne. Kur do fitojmë? Mendoj se skuadra është duke u rritur dita-ditës, do bëjmë futboll më të bukur dhe rezultativ. Besimi që ka presidenti tek unë, përcjell qetësi edhe në fushën e lojës", është shprehur Gugash Magani.