
Merkatoja ka hyrë në një fazë të nxehtë të saj, ku ekipet kërkojnë të bëjnë afrime lojtarësh që të përforcojnë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit. Partizani ësjtë ekipi që kryeson "Abissnet Superiore". Drejtori Sportiv i Lazios, Igli tare është një nga mbështetësit kryesore të skuadrës së kuqë. Demat së shpejti kanë edhe 77 vjetorin e tyre të themelimin.
Piërisht për këtë drejtori shqiptar nuk ka harruar ish-skuadrën e tij me të cilin ka bërë arritje fantastike me fanelën e kuqe, ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar Partizanin në prag të 77-vjetorit.
“Igli Tare ish sulmuesi ynë dhe i ekipit tonë kombëtar mbetet një nga mbështetësit special të Partizanit. Në prag të 77 vjetorit të themelimit të FK Partizani, Tare aktualisht në detyrën e drejtorit sportiv të Lazios përcjell urimin e tij për klubin ku nisi karrierën si futbollist profesionist”, ka shkruar klubi i kuq.