Skuadra e Korabit ka zyrtarizuar para disa minutash trajnerin e mirënjohur shqiptar, Artan Mërgjyshi. Drejtuesit e skuadrës dibrane, kanë gjetur akordin mes tyre, ku kanë arritur një marrëveshje për sezonin e ri 2016-2017. Nëpërmjet një postimi në facebook, klubi dibran ka bërë të ditur këtë lajm, të cilët kanë objektiva të qarta duke qenë se janë rikthyer pas 54 vitesh në Superiore nga ligat inferiore.
"ZYRTARE: Artan Mërgjyshi është trajneri i ri i KS KORABIT. ", shkruhej në njoftimin zyrtar në facebook.
48-vjeçari do të fillojë menjëherë nga puna, teksa pritet të formojë ekipin për sezonin e ri. Karriera e tij si trajner është e pasur, pasi ka drejtuar ekipe të njohura si Apolonia, Besa, Kastrioti dhe Dinamo, pra është një emër i njohur i futbollit shqiptar.
[gallery columns="1" size="full" ids="15599"]