
Nico Rosberg ka reaguar me tone të larta duke dënuar incidentin e tij me shokun e tij të skuadrës Hamilton. Sipas gjermanit ajo ishte diçka e paramenduar nga anglezi Hamilton. Sipas Rosberg-ut fajtori në këtë përplasje të rëndë ishte shoku dy herë kampioni i F1, Leëis Hamilton.
“Jam shumë i mërzitur. Është e pabesueshme. Isha i sigurt se do të fitoja garën dhe e humba në xhiron e fundit. Kjo është shumë e rëndë. Ne ishim duke u ndeshur. Unë po hasja pak vështirësi me frenat pasi më ishin nxehur në fund dhe gomat gjithashtu ishin duke u degraduar, dhe kjo i dha një shans Leëis-it. Gjithsesi, isha i sigurt se do të arrija ta mbroja vendin e parë ashtu siç duhej dhe të fitoja garën. Unë kisha pozicionin e brendshëm, një pozicion i fortë, dhe u futa pak thellë në kthesë, por kjo është në rregull pasi unë diktoj. Por isha shumë i habitur kur pashë që edhe Leëis u fut në kthesë dhe kjo shkaktoi përplasjen", ka deklaruar Rosberg.