Sporti i Regbisë në Shqipëri po merr formë dhe kjo s’po ndodh nga “hiçi”. Gjithçka u tregua më së miri në mbrëmjen e 22 nëntorit, ku Kombëtarja shqiptare e Regbisë u përball me Greqinë, duke marrë një fitore madhështore me shifrat 57-0.
Investimet në këtë sport sa vijnë e rritën, me emrin kryesor të këtij suksesi, Xhino Drangu. Pikërisht kreu i FSHRG-së, është ai që ka marrë shumë seriozisht “misionin” për të rritur Shqipërinë edhe në këtë sport, pasi vetë ai la Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u rikthyer në vendlindje.
Ai ka marrë të gjithë përgjegjësinë përsipër, pa ndihmën e askujt, me dëshirën e vetme për të çuar sa më lart Shqipërinë në Regbi.
Duke parë rritjen me ritme të shpejta të Kombëtares sonë në Regbi, shihet se fitorja 57-0 përballë Greqisë, është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm.
View this post on Instagram
