Edhe pse u mendua gati e pamundur që mesfushori francez N’Golo Kante të lihej i lirë nga skuadra e Al-Ittihad në merkaton e dimrit, klubi i Franerbahces ia ka dalë të finalizojë transferimin.
I gjithë “strumbullari” në këto tratativa ishte presidenti i Turqisë Erdogan. Ky i fundit, gjatë vizitës diplomatike në Riad të Arabisë Saudite, ka bindur pronarët e skuadrës arabe për të lënë Kante të bashkohet me Fenerbahcen në Superligën turke.
Duket se fjalët e Erdogan kanë pasur “efekt” dhe marrëveshja është konkretizuar. Përmes një letre publike, gjigantët e Stambollit i kanë shkruar një letër falenderimi presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. N’Golo Kante ka firmosur me Fenerbahcen deri në verën e vitit verën e vitit 2028-të.
