Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Memushaj: Menduam se ndeshja mbaroi, por kundërshtari na shënoi

Shkruar nga NEWSPORT
Memushaj: Menduam se ndeshja mbaroi, por kundërshtari na shënoi

Ledjan Memushaj, mesfushori vlonjat i kuqezinjve që e nisi këtë takim nga minuta e parë tregoi se ishte një nga lojtarët më aktivë, ndërsa në momentet më të veçanta tregoi se nuk arriti që të shënonte. Madje, në minutën e 52 gjuajti dhe shtyllën. I kontaktuar nga mediat pas sfidës, ai u shpreh:

"Franca nuk bëri më shumë lojë se ne, por në fund na shënoi golin dhe arriti të fitonte ndeshjen. Ata patën jo më shumë raste se ne, por në fund na shënuan në momentin se ne po mendonim se takimi po mbyllej në barazim. Shënimi i golit të parë nga Franca bëri që ndeshja të quhej e mbyllur, por ne nuk u dorëzuam, por prap e pësuam dhe golin e dytë. Tani na del për detyrë që të fitojmë takimin kundër Rumanisë, pasi edhe barazimi me Francën nuk do të na bënte punë. Ne do të përgatitemi në maksimum për sfidën e radhës dhe do të japim shpirtin në fushë që të fitojmë. Sidomos edhe për tifozët, të cilët na kanë mbështetur, ata e meritojnë që ne të bëjmë një fitore".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga