Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënder Gega nuk mban më,i nxjerr të gjitha në "shesh": Kukësi po përdor emrin tim për të rritur vlerat e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder Gega nuk mban më,i nxjerr të gjitha në

Reagimi i klubit të Kukësit në lidhje me çështjen e trajnerit Skënder Gega,ka nxitur këtë të fundit të bëjë një reagim për mediat duke shpjeguar të gjithë situatën me klubin verilindor. Përmes një postimi Gega bënte me dije:

"Reagim i detyruar për median

Pasi pashë një reagim të Kukësit, duke përmendur emrin tim, jam i detyruar të reagoj, për të sqaruar opinionin publik. Së pari, më vjen keq që tifozët e ekipit që u shpall kampion i Shqipërisë, duhet të dëgjojnë të tilla reagime, pasi meritojnë të dëgjojnë për arritje sportive, suksese dhe profesionalizëm. Gjithsesi, më duhet të tregoj kronologjinë e raportit tim me klubin e Kukësit:

– Përfaqësuesit e klubit, të deleguar nga presidenti, kanë pasur takime të vazhdueshme me mua, prej afro 2 muajsh. Më ofruan disa kohë më parë postin e drejtorit teknik në klub, për të më ideuar më pas si trajner, por e kam refuzuar për respekt të kolegut tim Ernest Gjoka, i cili ishte në detyrë gjatë asaj periudhe. Ishte një standart që nuk do ia lejoja asnjeherë vetës.

– Kohët e fundit, kur edhe Kukësi ishte zyrtarisht pa trajner, përfaqësuesit e lartë të klubit, të deleguar nga presidenti, kanë biseduar me mua, jo vetëm duke më bërë ofertë konkrete financiare, por në ditët e fundit më kanë kërkuar dhe bashkarisht kemi dhënë mendimet për mënyrën se si duhet ndërtuar skuadra, ku përfshihen edhe elementë të caktuar brenda ekipit. Pra, pjesa e projektit tim, që ata pretendojnë se nuk është bërë, konfirmoj se ka arritur deri në detaje. Madje, edhe duke vendosur mbi stafin qe duhet larguar dhe afruar.

– Është e vërtetë që me presidentin Gjici, jam takuar vetëm një herë. Ka qenë një takim që nuk ka zgjatur shumë, pasi ai u detyrua të largohej për shkak të impenjimeve politike. Por, ishte i mjaftueshëm për të qartësuar edhe pozicionin tim. Pak minuta pas atij takimi, përfaqësuesi më i lartë i klubit të Kukësit, i deleguar nga presidenti për të biseduar me mua, më njoftoi që të përgatitesha për prezantimin në paraditen e së nesërmes.

– Fatmirësisht, të gjitha takimet që kam bërë me përfaqësuesit e klubit, janë realizuar në dëshmi edhe të një personi te trete. Këtë element e them për të lajmëruar zyrtarët respektiv të klubit, që të mos abuzojnë me të vërtetën. Gjithsesi, unë asnjëherë nuk i nxjerr në publik takimet kofidenciale, ashtu siç jam befasuar që mesazhi i dërguar drejtuesve në telefon, ka dalë shumë shpejt në media. Madje, edhe gjate bisedimeve qe kemi pasur, lajmet kane dale, pa u ngritur ende nga tavolina.

– Une kam drejtuar skuadra në tre kontinente. Kam qenë pjesë e stafit të kombëtares së SHBA-së, kam qene trajner ne Universitet, kam qene drejtor akademie prej 13 vitesh ne Neë Jersey, kam qenë trajner i kombëtares U-21, Kombetares U-19, kam drejtuar në Kuvait. Kudo që kam punuar, kam punuar me projekt dhe kane rezultuar te suksesshme. Nuk mendoj se unë do përdorja emrin e Kukësit për të rritur emrin tim, por besoj se është duke e ndodhur e kundërta.

Me respekt

Skënder Gega”,përfundon ai.

Poll

Lexo gjithashtu