Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

FOTOLAJM/ Humbi 27 kilogramë për shkak të Ivan Balliut, tifozi shfaqet krah mbrojtësit të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Humbi 27 kilogramë për shkak të Ivan Balliut, tifozi
Ivan Balliu dhe tifozi

Barazimi 1-1 mes Rayo Vallecano dhe Athletic Bilbao u shoqërua me një moment të veçantë në tribuna. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, u takua me një tifoz bask që kishte një histori premtimi për të mbajtur.

Në gusht, në stadiumin "San Mames Stadium", lojtari i kishte dhuruar fanellën e tij tifozit të njohur në “TikTok” si ‘elzancadilla’, i cili asokohe peshonte 104 kilogramë. Ai i premtoi Balliut se do të dobësohej për ta veshur fanellën, duke i thënë: “Herën tjetër që do më shohësh, do të jem ndryshe”.

FOTOLAJM/ Humbi 27 kilogramë për shkak të Ivan Balliut, tifozi
Ivan Balliu dhe tifozi

Disa muaj më pas, tifozi u shfaq në stadiumin e Vallecano me 77 kilogramë dhe me fanellën e veshur, duke dëshmuar se e kishte mbajtur fjalën. Balliu e përshëndeti me përzemërsi, ndërsa tifozi premtoi se fanella do ta shoqërojë deri në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu