Arinaldo Rrapaj
Arinaldo Rrapaj është parë sot në stadiumin "Arena e Demave" duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Partizanit dhe Egnatias, mbyllur me shifrat 2-0.
Mesfushori vlonjat që shkëlqeu me të kuqtë për disa sezone, duke arritur të transferohet në Ukrainë, kishte zgjedhur kryeqytetin e pikërisht ndeshjen e ish skuadrës për të ndjekur.
Përgjatë gjithë 90 minutave, ai ishte i ulur në tribunën A, ndërsa disa minuta para fundit të ndeshjes, vlonjati nuk hezitoi të filmonte një nga ish shokët e skuadrës.
Bëhet fjalë per Paulo Buxhelajn që u fut në lojë në minutën e 88-të. Siç duket, Rrapaj ka konsiderata për mbrojtësin e majtë e dy vlonjatë së bashku, padyshim mund të jenë shokë të mirë.
Arinaldo Rrapaj duke ndjekur ndeshjen Partizani - Flamurtari
Poll
