Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Me Laçin si "finale", Tirana vendos për stadiumin

Shkruar nga NEWSPORT
Me Laçin si "finale", Tirana vendos për stadiumin

Tirana do të luajë përballë Laçit ditën e hënë ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Ajo ç’ka nuk dihej për këtë sfidë ishte se ku do të luhej, pasi orari dihet 17:00.

Kjo pasi “Air Albania” është i zënë pasi aty do të luajë Shqipëria U17 për vajza në të njëjtën ditë. Nga ana tjetër ‘Selman Stërmasi’ vijon të jetë në kushte të mjerueshme dhe terreni nuk është i përshtatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë.

Kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena” dhe këtë e konfirmon lojtari i 12-të i bardhebluve, Tirona Fanatics. Me anë të një postimi në faqen e tyre ku japin detajet e organizimit për këtë ndeshje ata thonë që të hënën do të shkojnë drejt Elbasanit, aty ku Tirana do të luajë përballë Laçit.

Kjo ndeshje do të jetë si një finale për Tiranën, me bardheblutë që kërkojnë sa më shpejt rikthimin në “Final Four”, por përballë kanë një ekip që ka po të njëjtin objektiv, katërshen e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga