
Fitore jetike e Laçit që mposhti Partizanin me rezultatin 3-2 duke marrë 3 pikë të arta të cilat jo vetëm që e largojnë nga zona e rënies por e afrojmë me vetëm 3 pikë larg nga zona europiane. Pas ndeshjes, për mikrofonin e Oversport, dha intervistën zv.trajneri i kurbinasve Klevis Hima.
E nisëm jo aty ku duhet por mendojmë që të pësojmë gol e më pas të luajmë e të kthejmë ndeshjen. Luajtëm mirë pas barazimit. Deri te goli i tretë ishim shumë mirë por më pas ra psikologjia dhe hasëm vështirësi.
Pse nuk del Nica në media? Herën e parë ndoshta ngaqë ishte në Durrës ndërsa tani ndoshta e ka për fat, nuk ma ka treguar.
Me këto 2 fitore jemi më të qetë, kemi bërë shumë gabime sidomos në shtëpi. Po tregojmë nga ndeshja në ndeshje që mund të shohim më lart.
Trajner i parë në të ardhmen? Unë në Laç ndihem në vendin tim, si i parë si i dytë mua më intereson vetëm Laçi. Dua ta shoh sa më lart, pse jo edhe kampion. Në të ardhmen këtë punë kemi e do të shohim.