
Dhuna e djeshme në ndeshjen Tirana – Vllaznia në futbollin e vajzave ishte një ngjarje e shëmtuar që njollos futbollin shqiptar, mbi të gjitha ndodh në ditën kundër dhunës ndaj grave. Drejtoresha e klubit bardheblu, Edonisa Aliu ishte një nga të dhunuarat sipas deklaratës së dhënë nga klubi. Aliu ka thyer heshtjen dhe ka reaguar me një postim të gjatë në rrjete sociale.
-REAGIMI I ALIUT-
Jam ende e tronditur nga gjithcka dritheruese qe perjetuam ne si skuader dhe perjetova une personalisht. Dua te sqaroj se Klubi i Futbollit Tirana Femra u dhunua nga meshkuj to cilet duan te percajne fuqin e vajzave dhe grave te bashkuara pavaresisht se cilin klub perfaqesojne ato.
Ne u dhunuam padrejtesisht, e madje krejt papritur, dhe po ne ditem to vetembrohemi, e kete nuk do ta mohoj! Nuk mund te rrime duarkryq dhe te shohim se si na godasin edhe per kete nuk krenohem! Ishte instikti njerezor per vetembrojtje sa here qe te drejtat tona cenohen, aq me teper ne nje date te shenuar, qe perkonte me diten nderkombetare kunder dhunes ndaj grave dhe vajzave.
I bej thirrje kolegeve tona te cilat mund te ishin edhe motrat, kusherirat, apo sic jane edhe shoqet tona, te mos mbrojne dhunuesit qe shtyn ne degradimin e kesaj situate duke na detyruar to vetembrohemi ne menyra primitive per te shpetuar jetet tona!
E vetmja e vertete eshte se dje, ne si klub, me te gjithe faktoret tone u sulmuam ne menyre te befte Jam falenderuese per familjen bardh'e blu, ne te cilen ne jemi pjese sepse dje me shume se kurre, ne nuk e kemi lend njeri-tjetrin ne balte. Ne te njejten kohe, jam po aq e pikelluar edhe e shokuar, pertej indinjimit fizik, sesi dhuna ndaj grave dhe vajzave, nuk na gjen te bashkuara!
Nese dje do te shihja nje vajze apo nje grua, to ciles do i goditej koka ne menyre te perseritur edhe eksplicite sic me ndodhi mua, ju garantoj se do ta mbroja me trupin tim pavaresisht se cilit kamp i perkiste.
Dua t'i kerkoj te gjitheve qe te mos gjykojne nga pamjet qo po serviren ne rrjet, sepse jane foto te cilat serviren per interesa te ndryshme! Pamjet e plota dhe te gjitha provat, ndodhen ne polici dhe jane organet kompetente, ato qe do te gjykojne gjithcka dhe do te japin vendimet qe duhet te jepen. Besoj dhe shpresoj qe drejtesia te shkoje ne vend dhe keta persona qe po na percajne, dhunojne, e shkaterrojne futbollin, te vihen para drejtesise.
Dje e kisha te pamundur te reagoja sepse isha e tronditur jashtezakonisht shume dhe nuk doja te beja deklarata ndoshta to nxituara, por sot, me qetesine me te madhe po mundohem to sqaroj gjithcka ndodhi. Dua te falenderoj edhe te gjithe ata qe u interesuan per gjendjen time shendetesore dhe ju kerkoj ndjese qe nuk kam mundur te pergjigjem.