Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Me Ajetin e dëmtuar...pse Sylvinho i beson mbrojtësit që luan në Kroaci?

Shkruar nga NEWSPORT
Me Ajetin e dëmtuar...pse Sylvinho i beson mbrojtësit që luan

Me Arlind Ajetin e dëmtuar, trajneri Sylvinho u detyrua që të bëjë ndryshime në listën e shpallur të premten. Në deklaratën e sotme nga FSHF, u zbulua se vendin e Ajetit do ta zërë mbrojtësi 24-vjeçar, Jon Mersinaj.

Ky i fundit aktualisht aktivizohet tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit dhe është një nga pikat kyçe të ekipit. Në 15 ndeshjet e para në kampionatin kroat, Mersinaj ka qenë titullar në 13 prej tyre, ku në njërën prej tyre ka luajtur vetëm 84 minuta për shkak se u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në 12 ndeshjet e tjera ka qenë në fushë që nga fillimi e deri në fundin e sfidës. Për shkak dëmtimi, Mersinaj ka humbur vetëm një ndeshje duke mos qenë fare pjesë e ekipit, në ndeshjen e 1 shtatorit, ku Lokomotiva e Zagrebit luante në transfertë përballë Slaven Belupo. 24-vjeçari numëron dhe një asistim në këtë sezon me fanellën e ekipit kroat.

Një mundësi e artë për Jon Mersinaj, i cili ka shansin të tregojë vlerat e tij me Kombëtaren dhe t’i tregojë Sylvinhos, pasi mbrojtja kuqezi është një nga repartet më të mira të skuadrës sonë duke e bërë “luftën” për vend titullari shumë të vështirë.

Kujtojmë që së bashku me Jon Mersinaj, tek Lokomotiva e Zagrebit janë dhe dy shqiptarë të tjerë. Sulmuesi Indrit Tuci dhe mbrojtësi, Art Smakaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga