
Derbi i kryeqytetit është sfida më me rivalitet në historinë e futbollit shqiptarë. Por edhe Klasikja e Shqipërisë nuk mbetet pas, pasi një ndeshje e tillë zgjon interesin e shumë tifozëve, për shkak të rivalitet të dy ekipeve në fushën e blertë.
Në kuadër të javës së 8-të të “Abissnet Superiore” është në program për t’u zhvilluar ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, sfidë që ishte parashikuar të luhet në “Loro Boriçi”. Pikërisht stadiumi u shkodranëve ka mbyllur dyert pasi po bëhet mbjellja e barit dhe në këto kushte altërnativ ishte “Elbasan Arena”
Gjithsesi edhe stadiumi i Elbasanit pas sfidës së sotme mes Dinamos dhe Vllaznisë do të mbyllë dyert, pasi do të bëhet mbjellja e barit. Në këto kushte Klasikja e Shqipërisë do të luhet në një tjetër impiant.
I vetmi stadium që është gati për momentin për të pritur këtë duel është “Kukës Arena”, pasi stadiumet e tjera janë të zëna nga ekipet vendase. Kështu Egnatia luan në “Demrozi Stadium” ndaj Dinamos, Laçi pret Skënderbeun, Partizani pret Kukësin në “Arenën e Demave” dhe në “Niko Dovana” do të luhet derbi i Durrësit mes Teutës dhe Erzenit.
Siç duket Klasikja e Shqipërisë këtë herë gjen “strehë” në Kukës, teksa stadiumi “Kukës Arena” pritet të presë sfidën mes Vllaznisë dhe Tiranës. Gjithsesi ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Eksizton mundësia që nëse shkodranët dhe bardheblutë bien dakort mes tyre, kjo sfidë mund të luhet edhe në “Selman Stërmasi” me Tiranën si pritëse dhe në ndeshjen e fazës së dytë të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Mbetet të presim deri në zyrtarizimin e axhendës nga ana e klubeve.