
Kanë përfunduar të gjitha takimet e javës së 17-të që ishte dhe e parafundit për fazën e dytë të kampionatit. Fitorja e Flamurtarit në Vlorë dhe e Partizanit në Elbasan kanë pasuar fitoren e Tiranës, Kukësit dhe barazimin e Teutës në Durrës me Vllazninë.
Pas javës së 17-të, Kukësi kryeson i vetëm në tabelën e klasifikimit me 35 pikë ndërkohë që në vëndin e dytë është ngjitur Partizani që ka barazuar Skënderbeun me 32 pikë por me një golavarazh më të mirë.
Tirana ka forcuar pozitat në vëndin e katërt me 26 pikë ndërsa Luftëtari pas humbjes në kryeqytet mbetet në vëndin e pestë me 21 pikë. Vllaznia në vëndin e pestë me 20 pikë ndërsa Flamurtari numëron 17.
Lacci mbetet në vëndin e tetë me 14 pikë, një më shumë se Teuta e vëndit të nëntë ndërsa Korabi pas humbjes është bllokuar i fundit në kuotën e tetë pikëve.