
Tashmë është thuajse gjithçka e mbyllur, mbetet vetëm zyrtarizimi i kalimit të Liridon Latifit në kampionatin hungarez. Ekipi Hungarez Akademia Pushkash është destiancioni i radhës për lojtarin e Skënderbeut. Mësohet se ai ka qenë në Hungari për të kryer vizitat mjekësore, pas të cilave ka mbyllur edhe marrëveshjen.
Mësohet, se marërveshja është mbyllur dhe se pritet vetëm zyrtarizimi. Pak kohë më parë, vetë presidenti Takaj ka pohuar se Latifi ishte i ikur, pritet vetëm mbyllja e turit europian për të dhënë "ok" nga klubi korçar. Nga kjo transfertë klubi korçar do të arkëtojë 1 milion euro. Një shifër mjaft e kënaqshme kjo për një futbollist të kampionatit shqiptar.
Poll