Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbrojtja e vendosur, Shehi ka dilema për modulin, ja si mund të luajë Tirana në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtja e vendosur, Shehi ka dilema për modulin, ja si mund të

Tirana ka mbyllur përgatitjet për derbin e shumëpritur. Ditën e sotme në orën 19:00 në Air Albania do të luhet përballë Partizanit për javën e 6 të Abissnet Superiore. Trajneri Shehi prej 2 javësh stërviste grupin e plotë por në seancën e së premtes, Najdovski prishi planet e durrsakut. Maqedonasi pësoi një tërheqje në kofshë dhe do të humbasë 4 javë kampionat.

Me Najdovskin jashtë, Shehi nuk ka dyshime për mbrojtjen, Lulaj do të marrë vendin e tij në partneritet me Behiratche. Tosevski dhe kapiteni Ismajlgeci do të jenë krahët e mbrojtjes. Para se të zgjedhë pjesën tjetër, Shehi duhet të ndajë mendjen për modulin. Tekniku ka balotazh mes 4-3-1-2 ose 4-2-3-1. Nëse zgjedh 4 mesfushorë atëherë Limaj do të jetë përkrah Deliut, Aleksit dhe Kallakut por nëse Shehi do 3 sulmues atëherë Patrick do të jetë mes dyshes Hasani – Xhixha.

Formacioni i Mundshëm:

Tirana (4-2-3-1) Bekaj; Tosevski, Behiratche, Lulaj, Ismajlgeci; Deliu, Aleksi; Hasani, Kallaku, Xhixha; Patrick. Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga