
Mbrojtësi i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini, është shfaqur i mërzitur për daljen e Anglisë nga BE-ja. Sipas tij kjo ngjarje mund të ketë një efekt domino në shtetet e tjera. Në një konferencë për mediat italiane ai tha:
“Dje, të gjithë shkuam të gjumë duke menduar se Anglia do të qëndronte në BE. Por fatkeqësisht, nuk ndodhi ashtu, dhe mendoj se shqetësimi më i madh është efekti domino që mund të shkaktohet nga kjo,” tha ai. I pyetur për ndonjë referendum të ngjashëm në Itali, ai tha: “Nuk jam i bindur se Italia do të përkrahte daljen nga BE. Kur ka pakënaqësi ndodhin ndryshime, madje edhe pa plane përfundimtare, dhe mendoj se kjo është ajo që ka ndodhur me Anglinë".
[gallery columns="1" size="full" ids="9234"]