Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Arbitri nuk e ka vendosur kot kartonin e kuq për Kërnajën”, Bujar Pregja “skanon” dy golat e anuluar në Partizani - Vllaznia  

Shkruar nga NEWSPORT
“Arbitri nuk e ka vendosur kot kartonin e kuq për
Bujar Pregja

Ish-arbitri i FIFA-s Bujar Pregja, ka dhënë versionin e tij në studion e emisionit “Skaner” në MCN, përsa i përket ndeshjes Partizani – Vllaznia, e mbyllur me shifrat 2 – 0 për shkodranët:

“Nuk e di çfarë ka ndodhur mes arbitrit Xhaja dhe trajnerit Kërnaja. Të jemi të sigurtë për diçka, arbitri nuk e ka vendosur kot kartonin e kuq. Minuta e 43-të, nuk kemi të bëjmë me penallti.

Goli i parë i anuluar për Partizanin, duhet të kuptojmë se vijat nuk dalin nga persona të caktuar, por nga sistemi i VAR.

Duhet të shikojmë kur shkëputet topin për pasim. Pozicion jashtë loje. Goli i 2-të? Në momentin e parë, Isgandarli ka qenë shumë në pozicion jashtë loje. Është interpretim”.

Poll

Lexo gjithashtu