Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vdekjen e legjendës rumune te futbollit Mircea Lucescu.
I ndjeri u “dorëzua” ditën e djeshme ndaj infarkti akut të miokardit në moshën 80-vjeçare. Duka e vlerëson kontributin e Lucescut si “një personalitet që i dha shumë këtij sporti, figurë që frymëzoi breza të tërë me pasionin, vizionin dhe përkushtimin e tij ndaj lojës”.
“Futbolli humbi një mendje të madhe dhe një personalitet që i dha shumë këtij sporti. Mircea Lucescu nuk ishte thjesht një trajner i madh, por një figurë që frymëzoi breza të tërë me pasionin, vizionin dhe përkushtimin e tij ndaj lojës.
Nga pankinat ku ndërtoi skuadra fituese, te ndikimi që pati në zhvillimin e lojtarëve dhe stilit modern të futbollit, trashëgimia e tij do të jetojë gjatë në çdo fushë futbolli.
Sot nuk kujtojmë vetëm trofetë, por mbi të gjitha njeriun dhe historinë që ai la pas. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë botës së futbollit. U prehtë në paqe”, ka shkruar kreu i FSHF-së Armand Duka.
