Dje, në kampin vlonjat është zhvilluar një mbledhje e cila është drejtuar nga adiminstratori i klubit, Sinan Idrizi. Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me ecurinë negative në kampionat në javët e fundit si dhe ndryshimet që duhët të ndodhin nisur nga ndeshja e ardhshme.
Idrizi ka dhënë ultimatum për të tijtë të bëjnë ndryshimin nevojshëm duke iu kujtuar lojtarëve dhe stafit teknik se ky ndryshim nuk duhet të bëhet për të por për fanelën që lojtarët mbajnë veshur.
Sipas asaj që raportohet së fundmi, nga kjo mbledhje nuk ka dalë asnjë i "lënduar" pasi drejtuesit e klubit nuk kanë dashur të marrin masa, lidhur me gjoba të mundshme apo pezullime të tjera. Ndër të tjera, mësohet se Idrizi iu ka bërë të qartë lojtarëve, por jo vetëm se, kushdo që nuk ka dëshirë të vazhdojë apo nuk ndihet mirë, mund të largohet.
Përgjigja ka qenë një zëri "jo" duke lënë të kuptohet se në javët e mbetura Flamurtari do tentojë të bëjë mrekullinë për të siguruar një vend në Kupat e Europës, objektiv i cili po bëhet çdo ditë dhe më i vështirë.