Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbijetesa dhe titulli, Tirana dhe Partizani presin skuadrat e fundit, Europa 2 finale brenda ditës (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Mbijetesa dhe titulli, Tirana dhe Partizani presin skuadrat e fundit, Europa 2

Java e 35-të e kategorisë superiore ngre siparin sot në orën 16:00, ku do të luhen 5 finalet e parafundit. Tirana e vednit të parë do të luaj në Rrogozhinë në “Egnatia Arena” ndaj Bylisit të vendit të 9-të. Bardheblutë ju duhet vetëm fitore për objektivin titull pasi rivali i tyre i përjetshëm është pranë. Partizani i vendit të dytë do të udhëtojë drejt Elbasint ku do të përballet ndaj Kastriotit të vendit të fundit. Të kuqtë ndodhen me 2 pikë më pak se Tirana dhe një rezultat tjetër përveç fitores do t’u sjellë humbjen e kampionatit një javë përpara fundit.

Nga tjetër Vllaznia dhe Laçi do të luajnë në duelin direk për të sigurar vendin e katërt. Kuqeblutë aktualisht ndodhen neë vendin e 4-të në kuotën e 46 pikëve, 2më shumë se  Laçi i vendit të 6-të. Ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi” ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për objektivat e sezonit. Por në lojë për garat e Europës është edhe Teuta e cila po në të njëjtën orë do të prës në “Niko Dovana” Egnatian e vendit të 3-të e cila arriti suksesin historik duke u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion europian.

Një duel tjëtr ,jfat interesant është ai për zonën e Play-Outit, ku Kukësi i vendit të 7-të do të pres në “Kukës Arena” Erzenin e vendit të 8-të. Diferenca mes dy skuadrave është 2 pikë dhe një fitore e verilindorëve do ti shpëtonte përfundimisht nga zona e Play-Outit, e njëjta gjë vlen edhe për shijakasit ku fitorja e sotme do të shmagte përfudimish rrezikun e rënies së një kategorie më posht dhe shmangien përkohësisht të Play-Outit.

Ndeshjet

Tirana – Bylis

Kastrioti – Partizani

Vllaznia – Laçi

Teuta – Egnatia

Kukësi - Erzeni

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga