
Pol Pogba mban rekordin absolut për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, por kjo gjë mund të thyhet në merkaton e verës. Mançester Junajtid pagoi plot 105 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, por rivalët e Sitit janë të gatshëm të bëjnë një tjetër çmenduri.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është e gatshmë të ofrojë plot 110 milionë euro për te transfesuar në Premier Ligë një nga lojtarët e momentit në Europë, Kilien Mbape.
Talenti francez i Monakos është kthyer në një objektiv i shumë skuadrave të mëdha europiane teksa kartoni i tij vlerësohet me shifra të larta nga klubi i tij aktual. Siti e do me çdo kusht, ku veç shifrës së majme për ta blerë është gati edhe një super pagë për Mbapen.