Partizani është kthyer në “makth” për rivalë në elitën e futbollit shqiptar. Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka 5 fitore, madje duke bindur edhe me lojë, përtej rezultateve.
Sfida e radhës për kryeqytetasit është kundër Vorës nësër në transfertë, ora 15:00, java e 28-të. Nëse i referohemi koeficientëve, Partizani është ndjeshëm i favorizuar për të vijuar me trendin e fitoreve dhe marrjen e 3 pikëve të radhës, e përkthyer me 2.20.
Për triumfin e Vorës, kuota përkon me 3.00, ndërsa barazimi më pak i “mundshëm” në këtë trajtë, 3.10. Në bazë të renditjes, Partizani mban vendin e 4-të me 42 pikë dhe një fitore e mundshme karshi vorakëve, do e afroj ndjeshëm me vendet e para, aty ku titulli tashmë nuk është më “mision i pamundur”, përkundrazi.
