Andi Hadroj është ftuar nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjen përballë Polonisë më 27 mars në kuadër të kualifikuesve të Euro 2024. Kjo është ftesa e tij e parë për një ndeshje zyrtare pasi vitin ë shkuar debutojë përballë Arabisë Saudite në miqësore për të luajtur më pas përsëri përballë Katarit dhe Armenisë.
Paraqitjet fantastike në Superiore ku regjistron 5 asiste në 24 ndeshje kanë bindur trajnerin Sylvinho për ta thërritur në Kombëtar, i vetmi nga kampionati vendas. Kjo ka bërë krenar padiskutim edhe Partizanin që me një postim në rrjete sociale i uron një përfaqësim pozitiv me fanelën kuqezi.
Poll