Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Matondo bëhet problem te Partizani, mesfushori mbetet në Kongo

Shkruar nga NEWSPORT
Matondo bëhet problem te Partizani, mesfushori mbetet në Kongo

Partizani do të luajë nesër kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Një sfidë e rëndësishme për të dy skuadrat që do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv. Në kampin e kuq situata nuk është e qetë. David Atanaskoski është dëmtuar në stërvitje dhe me gjasë nuk do të jetë në fushë.

Gjithashtu problem është bërë edhe Masanga Matondo. Mesfushori më në formë i të kuqve ishte grumbulluar me kombëtaren e Kongos, ku u aktivizua për 90 minuta. Por, ai nuk ka mundur të kthehet në kohë në kryeqytet për shkak të mungesës së linjave ajrore.

Afrikani pritet t’i bashkohet sot grupit dhe me shumë mundësi nuk do të jetë gati për transfertën durrsake për shkak të mungesës së stërvitjes. Kujtojmë që ndeshja Teuta – Partizani është programuar të zhvillohet nesër në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga