Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mario Mitaj do të mbushë ‘arkat’ e rusëve, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit pas interesimit të Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Mario Mitaj do të mbushë ‘arkat’ e rusëve, Lokomotiva

Merkatoja e verës për Mario Mitaj do të jetë mjaft e zhurmshme dhe e “nxehtë”. Talenti i kombëtares falë paraqitjeve me kuqezinjtë dhe me Lokomotivën e Moskës ka përfunduar në radarin e shumë ekipeve të tjera.

Juventusi është skuadra e cila ka nisur të bëjë hapa konkret drejt mbrojtësit të kombëtares. Në dy miqësoret e zhvilluara jatë këtij muaji, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e vëzhguan nga afër Mitajn dhe sipas mediave italiane kanë mbetur të kënaqur nga 20-vjeçari.

Sipas ‘Tuttosport’ bëhet me dije se italianët kanë nisur edhe kontaktet e para me skuadrën ruse. Kjo e fundit kërkon  të përfitojë sa më shumë nga Mitaj dhe në këto kushte mësohet se kanë rritur edhe çmimin e tij.

Nga 7 milionë euro që kërkonin në fillim, shuma tashmë varion nga 8-10 milionë euro. Që Lokomotiva të lërë të lirë mbrojtësin kuqezi kërkon që në arkat e klubit të derdhet një shumë e tillë, shifër kjo që nuk konsiderohet problem nga drejtuesit italian. Kujtojmë se Mitaj u bë pjesë e skuadrës ruse në gusht të vitit 2022, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga